Ambasadori i ri i Bashkimit Europian, Luigi Sorca ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. 

Takimi është zhvilluar në zyrën e ministrit dhe vjen pak ditë pas operacionit "Oaz" ku u arrestuan 11 anëtarë të grupit "Bajri". 

Operacion që u përshëndet edhe nga ambasadori Soreca, i cili tha se lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.