Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar paraditen e kësaj të hëne në Presidencë.

Mësohet se ambasadorja Yuri Kim do t’i paraqesë Presidentit Ilir Meta letrat kredenciale.

Ambasadorja amerikane mbërriti në Tiranë pak ditë më parë dhe sot në orën 11:45 do të mbajë fjalimin e prezantimit në ambasadën e SHBA.