Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim njofton se ka zhvilluar takim online me kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korçës dhe të Fierit si dhe me prefektin e Durrësit.

Në një postim në Facebook, Kim falënderon krerët e bashkive për faktin se mbrojnë qytetarët, duke iu thënë se duhet të respektojnë rregullat e karantinës, kurse thotë se duhet të jemi bashkë në këto kohë për të mposhtur Covid-19.

“Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit. Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”. Ambasadorja Yuri Kim”