Amnistia “kap” 1.1 milionë euro në kufi, vetëm në korrik u kapën mbi 345 mijë euro dhe paund

09/08/2020 - 17:19

Sezoni veror dhe ardhja e emigrantëve ka shtuar tentativat në pikat kufitare të vendit për të kaluar para të cilat nuk deklarohen. Vetëm gjatë muajit korrik deri më tani janë kapur mbi 345 mijë euro dhe paund, shifër e cila është sa gjysma e totalit të kapur në gjashtë muajt e parë të vitit.

Propozimi i Qeverisë për të miratuar amnistinë fiskale për të gjithë ata qytetarë që kanë para të padeklaruara nga emigracioni, ka shtuar përpjekjet e emigrantëve për të futur në kufi shuma të konsiderueshme eurosh, paund dhe franga.

Vetëm gjatë muajit korrik dhe ditët e para të gushtit në pikat kufitare janë tentuar të futen mbi 345 mijë euro, paund dhe franga zvicerane.

Rastet janë konstatuar në Rinas, portin e Durrësit, Morinë, si dhe Kakavijë.

Ndërkohë që 6 muajt të parë të vitit, sipas burimeve të policisë, mësohet se në Rinas, Kakavijë, Kapshticë dhe Durrës janë sekuestruar mbi 800 mijë euro, raporton "Ora News".

Policia veçon dhe një rast tjetër kur në vendin tonë u tentua të futej shuma prej 500 mijë eurosh, e cila vinte nga Italia.

Për të gjitha këto raste të mosdeklarimit të të ardhurave në kufi, policia e shtetit thotë se ka proceduar mbi 20 persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se kjo tentativë në rritje për sjelljen e parave të padeklaruara drejt vendit tonë, lidhet me amnistinë fiskale që pritet të miratohet në muajt në vijim, ndërkohë që emigrantët kanë zgjedhur sezonin e verës për t’i futur paratë në Shqipëri.

Në shumë prej rasteve të raportuara nga policia, krahas parave, ka patur dhe sende të tjera me vlerë, të cilat janë sekuestruar po ashtu nën cilësinë e provës materiale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Ministrave liroi nga detyra zëvendësministren e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi.

Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Covid 19 vijon të jetë prezent.

Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presidenciale, shqiptaro-amerikanët e shohin veten si një kategori votuesish që në sh

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Durrës shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë shënuar një rritje të ndjeshme.

Zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi është liruar nga detyra në mbledhjen e sotme të qeverisë. 

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë.

Ditën e sotme, Bashkimi Europian ka ndarë çmimet për gazetarinë investigative në Shqipëri, për vitin 2019.

Thirrjes së Kryetarit të Bashkisë, Elton Arbana për t'iu bashkuar të rinjve vullnetarë i janë përgjigjur shumë nxënës dhe studentë të Shi

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në or

Vazhdon numri i lartë i infektimeve në vend, Ministria e Shëndetësisë njofton se jane regjistruar 297 raste të reja dhe 4 humbje jete në