Analiza e epidemiologut Alimehmeti: Nuk është Tirana qyteti me më shumë të infektuar dhe vdekje nga Covid

21/01/2021 - 20:57

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka bërë një studim të shifrave të Covid-19 në vendin tonë. Ndryshe nga sa mendohej, nuk është Tirana ajo që ka përhapjen më të madhe të virusit, por Gjirokastra. Në një analizë të hollësishme të publikuar në profilin e tij në Facebook, Alimehmeti shkruan se është krijuar ideja se Tirana është më e prekura, por ajo ka më shumë banorë.

KOMENTI I PLOTE:

Nëse i torturon mjaftueshëm të dhënat, ato do të rrëfehen. Cit.: Prof. Ronald H. Coase Miqtë e mi, është koha t’i hedhim një sy më të hollësishëm të dhënave tona zyrtare! Sllogani “Test, Test, Test” i OBSH-së tashmë na del dhe në ëndërr por rëndësinë e vërtetë ndoshta e kemi anashkaluar. Le të shohim të dhënat tona dhe të kuptojmë më shumë! Ministria e Shëndetësisë na ofron përditë një buletin të dhënash që ka nevojë për një përpunim më të qartë në mënyrë që të jetë më i përtypshim për popullatën e gjerë.

Është krijuar përshtypja e rreme se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe të vdekshmërisë, ku shohim se Tirana ka pasur 30.500 raste ndërsa qarku i dytë është Fieri me 5.855 raste ku gabimisht duket sikur Tirana ka 5.2 fish më shumë raste.

Kjo është pjesërisht e kuptueshme sepse është qarku me numrin më të lartë të popullsisë dhe me dendësinë më të lartë të saj, por VETËM PJESËRISHT! Për të rregulluar këtë fenomen mjafton të shprehen të dhënat për çdo 100.000 banorë dhe jo në vlera absolute. Nëse e bëjmë vërejmë se rastet e evidentuara për 100.000 banorë sipas qarkut riformatohen shumë.

Në detaj:

Gjirokastër 3.616 raste/100 mijë banorë

Tiranë 3.366 raste/100 mijë banorë

Lezhë 2.725 raste/100 mijë banorë

Berat 2.373 raste/100 mijë banorë

Kukës 2.083 raste/100 mijë banorë

Vlorë 2.184 raste/100 mijë banorë

Fier 2.020 raste/100 mijë banorë

Durrës 1.931 raste/100 mijë banorë

Shkodër 1.971 raste /100 mijë banorë

Korçë 1.733 raste/100 mijë banorë

Elbasan 1.510 raste/100 mijë banorë

Dibër 1.394 raste/100 mijë banorë

Vini re se si tashmë numrin më të lartë e ka Gjirokastra dhe Tirana del në vend të dytë. Të njëjtin kuadër shohim edhe me humbjet e jetës. Në total, Tirana ka 534 humbje jete dhe i dyti vjen Durrësi me 133 humbje jete, pra duket sikur Tirana ka 4 fish më shumë vdekje. Nëse e bëjmë llogarinë për 100.000 banorë, Tirana mbetet e para por shifrat janë shumë më të përafërt dhe tani diferenca me Durrësin nuk është 401% por 22% (ridimensionim 401/22 = 18 herë më i ulët).

KUJDES: Siç e dimë të gjithë, diferenca ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjerë nuk është vetëm numri i popullatës, por është edhe fakti se Tirana është zona më e fuqishme ekonomike, administrative dhe politike. Këtë e vëmë re shumë lehtë në numrin e testimeve të kryera në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera.

Në krahasim me Tiranën, për çdo 100.000 banorë:

Berati ka bërë 4.5 fish më pak testime

Dibra ka bërë 5.2 fish më pak testime

Durrësi ka bërë 4.2 fish më pak testime

Elbasani ka bërë 7.4 fish më pak testime

Fieri ka bërë 8.0 fish më pak testime

Gjirokastra ka bërë 2.2 fish më pak testime

Korça ka bërë 6.7 fish më pak testime

Kukësi ka bërë 2.5 fish më pak testime

Lezha ka bërë 3.4 fish më pak testime

Shkodra ka bërë 4.3 fish më pak testime

Vlora ka bërë 5.4 fish më pak testime

Duke e ditur që “TEST, TEST, TEST” është strategjia e duhur, vëreni se si përqindjet më të ulëta të testimeve pozitive vërehen pikërisht në qarqet ku është testuar më shumë për çdo 100.000 banorë, ku tashmë duket se Tirana është qarku më i mirë, pra me përqindjen më të ulët.

Në detaj:

Fieri 66.4%

Vlora 48.7%

Korça 47.7%

Elbasani 45.9%

Lezha 38.6%

Berati 43.8%

Shkodra 34.4%

Durrësi 33.7%

Gjirokastra 32.5%

Dibra 29.5%

Kukësi 21.3%

Tirana 13.8%

E për më shumë, për ata që ende kanë dyshime që rritja e testimeve është faktor kyç, vëreni se si numri i rasteve dhe i vdekjeve është më i ulët pikërisht në qarqet ku kryhen më shumë testime. Në detaj, për çdo 1.000 testime:

Fieri ka 664 raste

Vlora ka 487 raste.

Korça ka 477 raste

Elbasani ka 459 raste

Berati ka 438 raste

Lezha ka 386 raste

Shkodra ka 344 raste

Durrësi ka 337 raste

Gjirokastra ka 325 raste

Dibra ka 295 raste

Kukësi ka 213 raste

Tirana ka vetëm 138 raste

E njëjta gjë vërehet me humbjet e jetës, ku për çdo 1.000 testime:

Elbasani ka 13.8 humbje jete

Fieri ka 13.4 humbje jete

Korça ka 9.4 humbje jete

Durrësi ka 8.0 humbje jete

Berati ka 7.7 humbje jete

Shkodra ka 6.5 humbje jete

Vlora ka 6.1 humbje jete.

Lezha ka 6.1 humbje jete

Gjirokastra ka 4.7 humbje jete

Dibra ka 4.2 humbje jete

Kukësi ka 3.9 humbje jete

Tirana ka vetëm 2.4 humbje jete

Shifrat janë kokëforta miqtë e mi dhe nuk të lënë të hamendësosh. Prandaj shtimi i testimeve të shpejta është element kyç dhe duhet të liberalizohen dhe të përdoren masivisht. Duke testuar më shumë duket sikur shifrat shkojnë më keq në afatshkurtër, por në fakt thjesht na vënë në dukje atë çka ndodh realisht me apo pa testime, por duke na mundësuar veprimin, i cili në mangësi testimesh është detyrimisht më pak i informuar dhe më i pasaktë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Facebook”  ka bërë të hënën një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financoj

Në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit me rastin e 8 Marsit ka zhvilluar një vizitë në Qendrën për Shërbime Mbrojtëse, Fuqizuese dhe Emergjente

Fëmijët e një shkolle jopublike në qytetin e Durrësit kanë surprizuar gratë e shtruara në repartin Covid, në spitalin rajonal, por edhe i

Në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, autoritetet greke kanë vendosur shtyrjen e afati

Urdhri i mjekut Durrës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka uruar të gjitha mjeket e rajonit të Durrësit, të gjitha bluzat e bardha,

Ditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, me rastin e 3 vjetorit të themelimit të saj, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Gr

Gjatë fundjavës, policia gjobiti 2511 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2488 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Luan Dacin, gjyqtarin e pezulluar të Ko

Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen me një nismë të re, me një tribut ndaj të gjithë atyre në