Analiza e punës së Policisë Bashkiake, Sako: Plan masash për lirimin e hapësirave publike

22/08/2019 - 16:37

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, zhvilloi një mbledhje analizë me policinë bashkiake. Drejtori i kësaj policie, Vasip Çopa, ka bërë një përmbledhje në lidhje me realizimin e objektivave nga 42 efektivët e policisë që ai drejton si dhe është ndalur tek problematikat e hasura gjatë punës së tyre.

Nga ana e saj, kryebashkiakja Sako i ka përgëzuar policët bashkiakë për punën e deritanishme, ku më kryesorja gjatë sezonit turistik ka qenë largimi i të gjithë ambulantëve nga vija bregdetare. Nga ana tjetër, kryebashkiakja Sako ka kërkuar një përkushtim maksimal dhe zbatim korrekt e pa asnjë kompromis i ligjit dhe i detyrave që ka kjo polici për të mos lejuar abuzivizmin dhe për t'i shërbyer sa më shumë qytetarit.

Kryebashkiakja Sako ka diskutuar me efektivët e policisë për një plan masash urgjente që lidhen kryesisht me lirimin e hapësirave publike në çdo zonë të Durrësit. Një organizim i ri i punës nga ana e kësaj policie dhe aksioni intensiv për lirimin e hapësirave publike, parkingjeve të paligjshëm, bashkëpunim sa më i ngushtë me qytetarët për të zbatuar ligjet dhe për të shmangur abuzimet ishin tema të bashkëbisedimit gjatë kësaj analize ku u caktuan edhe objektiva të qartë për t'iu përgjigjur sa më mirë nevojave të qytetarëve.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Meteoalb, Shqipëria këtë të diel do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të transportuar drejt spitalit të Durrësit një person në gjendje të dehur.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët jashtë Tiranës, teksa tha në emisionin “Kjo Javë” të

“Ne jemi shumë të fokusuar te rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos te produktet me origjinë shtazore”.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë në zonën e Durrësit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur aplikimin e proj

Si sot 21 vite më parë, Tirana përjetoi një nga ato situata të ngjashme me trazirat e vitit 1997.

AKU ndalon hyrjen e 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar dhe ndëshkon me 5.25 milionë lekë kundravajtje

Një tërmet ka goditur vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.