Analiza vjetore/ Rreth 1230 çështje të mbartura në Gjykatën e Durrësit (VIDEO)

22/04/2019 - 13:57

Gjatë analizës vjetore, kryetarja e Gjykatës së Rrethit të Durrësit, Joana Qeleshi tha se delegimi i gjyqtarëve të Durrësit në Kavajë ka krijuar vonesa në përfundimin në kohë të çështjeve për të cilat janë deleguar përgjatë vitit 2018, duke krijuar vonesa dhe zvarritje me shqyrtimin e dosjeve.

Sipas saj, në Gjykatën e Durrësit ka rritje të çështjeve të mbartura, rreth 1230 të tilla ose 339 më shumë se viti 2017. Shkak për këtë situatë janë bërë parashikimet e reja ligjore sa i përket pezullimit të gjykimeve, veçanërisht për çështjet penale.

E pranishme në analizë, Prokuroria e Rrethit të Durrësit, Anita Jella e quajti sfidues vitin 2018 për organin e akuzës, ndërsa sipas saj mbetet shqetësues kthimi i dosjeve për hetim.

Një tjetër problematikë e ngritur gjatë analizës vjetore, mbetet mbulimi me audio i sallave të Gjykatës së Durrësit dhe mungesa e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e tyre.

Për vitin 2018 në Gjykatën e Durrësit janë regjistruar rreth 600 çështje më shumë se në 2017-ën, 8426 çështje civile dhe penale të shqyrtuara, ku vetëm 6723 prej tyre janë përfunduar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Protestës së banorëve të Kodër Vilës që kërkojnë pezullimin e një kompleksi banimi me katër pallate 5 katësh pasditen e sotme i janë bash

Në përgjimin numër dy, të publikuar nga “Bild”, është zbardhur biseda mes deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, dhe shefit të policisë në D

Media gjermane ka publikuar përgjime të reja në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”.

Ashtu sikurse kishte lajmëruar, gazeta gjermane ‘Bild”, ka publikuar 10 përgjime të reja, në lidhje me blerjen e votave në zgjedhjet e vi

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Mbyllet ekspedita katër javore e arkeologjisë në forumin mesjetar.

Cila ishte arsyeja kryesore që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sot informacione, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit në lidhje me sistemin e sigurisë

Bashkia e Rrogozhinës ka kallëzuar penalisht në Prokurori, anëtarët e KQZ-së dhe KZAZ-së së këtij qyteti për mos lirimin e ambienteve në