Një anije tip ‘Velier’ ka ngecur në cektësi në zonën e Treportit në Vlorë.

Paraditen e sotme Kapiteneria e Vlorës dhe roja bregdetare po përpiqen ta nxjerrin me mënyra të ndryshme nga toka me anë të një vinçi pasi nga deti nuk ka mundësi pasi është larg nga thellësia e nevojshme që duan mjetet lundruese.

Mjeti është me flamur italian dhe me ekuipazh 1 shtetase ruse dhe 2 ukrainas të cilët janë larguar nga anija për në vendin e tyre.

Në bord ka qendruar vetëm kapiteni i anijes. Shkaku i daljes në cektësi mendohet se është thjesht një gabim njerëzor nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues, pasi nuk u orientua dot të afrohej në portin e Vlorës, duke u futur në zonën e Treportit.