Anija shqiptare “Oriku” shpëton gomonen me 51 sirianë

Postuar: 21/04/2017 - 11:45

Një gomone me 51 emigrantë në bord është shpëtuar nga anija shqiptare “Oriku” në brigjet turke.

Anija e Forcave tona Detare po patrullonte në detin Egje, kur ka identifikuar një gomone me emigrantë në bord.

“Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroi ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të. Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët,  17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra”, thuhet në njoftim.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rëndohet edhe më shumë situata për 29-vjeçaren nga Durrësi, shtetasen E.A., e cila akuzohet për dy vepra penale, “Shkatërrimi i pronës” d

Një ditë më parë DurësLajm publikoi lajmin për aksidentimin e rëndë të një 61-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë.

Zbardhen akset rrugore që lidhen me Tiranën, të cilat do të bllokohen nga Partia Demokratike nesër ora 11:00 deri në 12:00.

Pas thirrjeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për bllokim të trafikut kombëtar ditën e nesërme, ka reaguar drejtori për

Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që u ekzekutua në lokalin me muzikë live në qytetin e Vlorës humbi jetën vetëm pak pasi mbi të ishin zbrazur

Na erdhi në tavolinën tonë me mendjemadhësi dhe na qëlloi me pëllëmbë. Aty reaguam ne”.

Temperaturat e ditëve të fundit duket sikur kthyen pas stinën e ftohtë të dimrit, pavarësisht që gjendeshim në mes të stinës së

Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në Portin e Durrësit ku në dy raste kaluan 10,2  tonë kanabis me kamion

Megjithëse gjatë muajve të fundit janë goditur disa banda hajdutësh, në Durrës duket se vjedhjet nuk do të ndalojnë ndonjëherë.

Një aksident ka ndodhur këtë paradite në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë pesë automjete.