Anija shqiptare “Oriku” ka realizuar me sukses një tjetër operacion shpëtimi në detin Egje.

Rreth orës 21:45, anija “Oriku” ka zbuluar një gomone me 52 emigrantë me kombësi siriane, afgane, irakiane dhe palestineze.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se fatmirësisht të gjithë shtetasit u imbarkuan në anijen “Frontex”.

Prej vitit të kaluar, Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të Frontex për emigrantët, duke patrulluar në ujërat e detit Egje.