Anija shqiptare "Oriku" dhe ekuipazhi i saj që ndodhet me mision në detin Egje, ka shpëtuar në tre operacione të ndryshme 111 emigrantë.

Operacionet u zhvilluan brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën me dije përmes një postimi në Facebook se se emigrantët sirianë, irakenë e palestinezë, të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.

POSTIMI I PLOTË

Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.

111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.