Ankimohet vendimi për gjyqtaren Alma Brati, KPK nuk kreu hetim të thelluar

Postuar: 14/08/2018 - 12:20

   Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ankimimi kundër vendimit nr.32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është dorëzuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese

"Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”."

Bazuar në përmbajtjen e pikës 3, të nenit F, të aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore." thuhet në njoftimin e KPK

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria ka zgjidhur ngërçin e krijuar për çështjen “Shullazi” për shkak të mungesës së prokurorëve. Përcaktohet grupi i prokurorëve që

Kjo e premte nga MeteoAlb parashikohet me kthjellime të cilat do vijojnë në zonat bregdetare, ndërsa në zonat Qëndrore dhe zonat Jugore p

   Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr.

   Trafik tejet i ngarkuar në autostradën Durrës-Tiranë, nga Durrësi deri te Mbikalimi i Fllakës.

   Në Durrës, numri i lindjeve në maternitet ka mbetur konstant gjatë tre viteve të fundit.

   Moti ndryshon duke filluar nga java e ardhshme.

   Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu hyri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth orës 17:00.

   Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se negociatat Athinë – Tiranë janë bllokuar për shkak të rezervave të presidentit

Raportet pozitive nga institucionet e drejtësisë dhe një kontratë pune me kompaninë e bashkëshortes së tij i hapën rrugën vendimit të lir