Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcën e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, pas një hetimi disa mujor kanë finalizuar operacionin antidrogë të koduar “VAZHDIMËSIA”, në kuadër të të cilit u sekuestruan rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate, si dhe ranë në pranga 5 persona.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

A.Ç., 53 vjeç, 

G.K., 38 vjeç,  

I.K. 50 vjeç,  

R.K. 25 vjeç, 

L.Y., 47 vjeç, të gjithë banues në Lushnje. 

Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me një sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate, (Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash. 

Policia e Durrësit informon se vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të "Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim".