APD hap tenderin për projektin e portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto Romano

10/06/2021 - 18:03

Në foto: Vija bregdetare e interesuar nga ndërtimi i portit të Integruar të Durrësit në Porto Romano

Një ditë më parë, Autoriteti Portual Durrës ka hapur garën për tenderin "Hartimi i Projektit të detajuar teknik (Detailed Design) të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano". Vlera e projektit kap shifrën 1.145.354.372 lekë.

Hapja e procedurave të tenderit është hapi i parë që APD hedh për procesin e transferimit të shërbimeve ndërkombëtare të përpunimit të mallrave nga Durrësi në Porto Romano. Në datë 2 qershor, qeveria Rama miratoi zgjerimin e Portit të Porto Romanos MBM me territore të reja.

Në dokumentet që shoqërojnë publikimin e tenderit, APD njofton se afati për dorëzimin e ofertave është deri më datë 9 korrik 2021 dhe konsulenti do të asistojë projektin për 8 muaj.

Porti tregtar do të transferohet në Porto Romano për t'i hapur dritën jeshile projektit për ndërtimin e portit turistik nga kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, EMAAR, një investim që kap vlerën 2 miliardë euro. Në territorin e portit është planifikuar të ndërtohet një port jahtesh dhe rezidenca luksoze, ndërsa nga shërbimet aktuale që ofron porti i Durrësit nuk do të transferohet në Porto Romano vetëm transporti i udhëtarëve me tragete. 

Masterplani i portit në Durrës dhe Porto Romano

Në masterplanin e ri të portit, që u hartua muajt e fundit (faksimilja në fund të shkrimit), përcaktohet se porti i Durrësit duhet të mundësojë akses dhe stacionim për:

1. Stacion udhëtarësh, për akostim anijesh udhëtimi me përmasa mesatare/ të vogla;

2. Stacion turistik, për akostimin e anijeve të mëdha turistike (‘kruiser’);

3. Zonë portuale shërbimi e përpunimi, për akostimin e kontejnerëve kargo;

4. Zonë portuale shërbimi, për akostimin e flotës së peshkimit;

5. Zonë portuale turistike, për akostim jahtesh.

Zonat e stacionimit të jahteve: duhet të zhvillohet me hapësira për magazinim dhe menaxhim të flukseve, duke u mbështetur me zona rezervë për shtimin e kapaciteteve në raport me flukset deri në 2030. Hapësira portuale e menaxhimit të flukseve të udhëtarëve, turistëve anijeve të mëdha turistike (‘kruiser’) dhe të jahteve duhet të mundësojë akses të hapur për ndërlidhje me qytetin, për të rritur atraksionin midis portit e qytetit, si dhe për të zhvilluar ekonominë vendore. Këto flukse kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit të rajonit metropolitan, ndaj strategjia e ndërlidhjes hapësinore duhet mbajtur vazhdimisht në vëmendje e duhet zbatuar.

Hapja e këtyre hapësirave si zona parësore portuale duhet të shoqërohet me rijetëzimin e ballinës ujore (waterfront-it) të qytetit, si dhe me rialokimin e zonës së kontejnerëve, për grupime më funksionale. Këto struktura kanë ndikim të drejtpërdrejtë në punësimin rajonal dhe në infrastrukturën hoteliere të rajonit. Sugjerohet që hapësirat hoteliere dhe rekreative të stacionohen në afërsi të këtyre flukseve ose të krijojnë lidhje efikase me këto zona.

Ndërsa në portin në Porto Romano do të zhvillohen veprimtaritë tregtare si më poshtë:

Porti Porto-Romano: Afërsia e kësaj nyjeve me zonën teknologjike të zhvillimit ekonomik Spitallë, si dhe lidhja e drejtpërdrejtë me korridoret rrugore kombëtare dhe zonën logjistike Shkozet, ofron mundësi për zhvillim dhe fuqizim. Plani propozon shtimin e sipërfaqeve portuale pranë portit energjetik dhe krijimin e hapësirave të nevojshme për rialokimin e kalatave të lëndëve të para nga porti i Durrësit, pranë këtij porti. Plani propozon zhvillimin e terminaleve kryesore, si:

1. Terminali i mallrave të përgjithshme dhe i drithërave;

2. Terminali i materialeve të ndërtimit, si ai i çimentos e klinkerit;

3. Terminali i mineraleve dhe i qymyreve;

4. Terminali i mbetjeve, si skrapi.

Ndryshimi i akostimit të këtyre flukseve portuale do të rrisë cilësinë e ajrit të qytetit të Durrësit, do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve dhe do të krijojë më tepër mundësi për të zhvilluar qytetin drejt turizmit rajonal.

Zona teknologjike e zhvillimit ekonomik Spitallë: Si zonë parësore e zhvillimit kombëtar dhe rajonal në ekonomi, duhet mbështetur me shërbime dhe akses të shpejtë si për udhëtarët, ashtu edhe për mallrat. Lidhja e saj me rrjetin infrastrukturor mbi dhe nëntokësor, si dhe pajisja e saj me energji dhe sistem telekomunikacioni, duhet të jenë në fokus të punës e investimeve të ministrive të linjës dhe bashkisë Durrës. Eliminimi i riskut të përmbytjeve në këtë aks strategjik (Shkozet Porto Romano) duhet të shoqërohet me zhvillimin e infrastrukturave të nevojshme dhe me sistemin për menaxhimin të tyre. Lidhja rrugore e këtij korridori me sistemin unazor të qytetit të Durrësit duhet të ketë përparësi zhvillimi, me qëllim menaxhimin efikas të flukseve të lëvizjeve. Aksi ekonomik Porto Romano-Spitallë-Shkozet fuqizohet me lidhjen hekurudhore dhe me një stacion dytësor multimodal (tren mallrash, autobusë, taksi, transport i lehtë publik).

Në rrjetin e rrugëve strategjike rajonale, për të shmangur trafikun sezonal, trafikun jashtëqytetas që kalon tranzit në rajon, si dhe për të mundësuar akses të shpejtë në lidhjet e qendrave urbane me zonat e punësimit rajonal, propozohen midis të tjerash këto lidhje:

a) Porti i Durrësit - Autostrada “Veri -Jug” (PPK);

b) Porti i Durrësit - Rruga e Arbrit;

c) Porti i Durrësit - Korridori VIII;

d) Porti i Durrësit - Rruga e ‘Kombit”;

e) Aeroporti “Nënë Tereza” - ndërlidhje efikase ajrore, detare dhe tokësore për njerëz dhe mallra.

Sistemi i transportit të mallrave duhet të jetë i ndërlidhur me zyrën e menaxhimit të trafikut rajonal. Monitorimi i flukseve të lëvizjes si dhe siguria e lëvizjes duhet të gëzojë vëmendje të veçantë për të siguruar efikasitetin e lëvizjes së mallrave.

Porti Detar i Durrësit ndodhet rreth 38 km larg nga Tirana, në veri të gjirit të Durrësit. Ai është porti më i madh i Shqipërisë, i përcaktuar tashmë si porta kryesore e korridorit VIII, ku përpunohet rreth 75% e mallrave të import-eksportit, me aftësi përpunuese rreth 5 milionë tonë mallra në vit. Në port përpunohen anijet-traget me pasagjerë, anijet RO/RO, anijet me kontejnerë dhe anijet me mallra të përgjithshme, rifuxho dhe gjenerale.

Porto Romano ndodhet 6.5 km në veri të portit të Durrësit. Ky port është komponenti kryesor i parkut më të madh industrial dhe energjetik në Shqipëri dhe shërben për transportin e produkteve të naftës dhe të gazit të lëngët. Me masterplanin e ri ai synon të transformohet në portin tregtar më të madh në vend.

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është zgjedhur zv/president i Forumit Adriatiko-Jonian të Dhomave të Tregtisë.

Policia e Korçës ka publikuar detaje dhe pamjet e operacionit në fshatin Podgori që çoi në arrestimin e një 23-vjeçari që tentoi të vrist