Apeli i Dervis Arapit pas vrasjes së babait të tij nga vëllezërit Ekonomi (VIDEO)

17/04/2017 - 16:52

Dervis Arapi, 30-vjeçari të cilit iu vra i ati nga dy vëllezërit Ekonomi, kërkon vetëm drejtësi. Ai deklaron se nuk do të hakmerret për vrasjen barbare të babait të tij, por do të presë vendimin e gjykatës.

Në një prononcim për DurrësLajm, 30-vjeçari tregon se ishte nëna e tij, Vjollca, ajo që e lajmëroi se babai po rrihej nga vëllezërit Ekonomi.

“Mendova po më rrahin babën. Kur erdha, gjeta policin që po i bënte mesazh kardiak. Ishte i gjithi i shpërfytyruar dhe e humba toruan. Po i ngrija këmbët, sepse mendova se ndoshta po përmendej. Ne duam që ata që bënë këtë të vuajnë dënimin. Është mesazh që ata që bëjnë të tilla vepra barbare të marrin dënim nga drejtësia. Babai vdiq barbarisht i rrahur, e nuk vdiq nga zemra. Më vjen keq që iku në atë mënyrë, se babai im nuk ishte kriminel. Ata, nëse dalin nga burgu, nuk do t’u ndodhë gjë. Shteti duhet të tregojë që është shtet dhe t’i dënojë” tha ndër të tjera djali i vetëm i familjes Arapi.

Agim Arapi u qëllua barbarisht nga Kujtim e Kostandin Ekonomi mbrëmjen e 11 Prillit. Nga pamjet filmike të vëna në dispozicion nga familja Arapi shihet qartë edhe prania e dhëndrrit të tyre, Jurgen Kurti, por 23 vjeçari u la i lirë nga policia e Durrësit.

Ndjekim deklaratën e Dervis Arapit:

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i t

Ornela Gelaj është një nga mjeket shqiptare që shkoi në Itali me grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria për të kontribuar në

Karantina si pasojë e përhapjes së koronavirusit ka bërë që të ulet ndjeshëm krimi në vend.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, thot

Ndalesa e sotme e “Koncert në karantinë” në Durrës ishte lagjja nr.5, tek ish-befotrofi.

Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në lidhje me testimin e CoVid-19, deklaroi se strategjia e testimit ve

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu ka bërë thirrje liderëve kryesorë politikë në vend, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe

Ndonëse vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të koronavirusit, dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësues në

Nuk ka të ndalur dhuna në familjet durrsake. Një grua nënë e dy fëmijëve të mitur është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.