Apeli i Durrësit u heq vitet e burgut adoleshentëve që abuzuan me 13-vjeçaren, vendos për “Dënim alternativ”

03/06/2020 - 22:45

“Dënim alternativ” është masa e marrë nga Gjykata e Apelit të Durrësit për 7 të miturit, të cilët përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë rreth 1 vit e gjysmë më parë. 

Masa e marrë mesditën e sotme në apel, “Dënim alternativ” ose ndryshe dënim me kusht, parashikon një lehtësim të ndjeshëm të dënimit më të hershëm. Puna falas për interesin publik është një praktikë që aplikohet gjerësisht në botë si një nga dënimet alternative për personat që kanë shkelur ligjin. E njëjta praktikë pritet të përdoret dhe mbi 7 të miturit.

Në 20 shkurt të këtij viti, gjykata e shkallës së parë Durrës la në qeli të miturit që abuzuan me nxënësen e shkollës 9-vjeçare në Kavajë. Vendimi i marrë rreth 3 muaj më parë parashikonte 3 deri në 7 vite burg për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal. 

Historia e rëndë nisi, pasi 13-vjeçarja nga Kavaja pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me shokun e klasës, që e kishte edhe të dashur. Ky i fundit filmoi aktin dhe më pas i bënte shantazh, duke abuzuar me të edhe disa herë të tjera. Më pas ai ua kishte treguar videon shokëve, të cilët duke e shantazhuar, përfituan të kryenin marrëdhënie seksuale. Shoku i saj i klasës ka pranuar para gjykatës, se kishte shfrytezuar vajzën, për të grumbulluar para për të blerë Play Station. Denoncimi u mbajt i fshehtë, derisa u publikua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ngjarja tronditi rëndë opinionin publik në atë kohë, ndërsa në qendër të akuzave u vu edhe ministrja Elisa Spiropali, që nxorri me zë dhe figurë prindërit e të miturës, duke lehtësuar identifikimin e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një automjet luksoz tip “Lamborghini” është kapur nga radarët e policisë ndërsa udhëtonte në bypass-in mes Fierit dhe Vlorës me shpejtësi

Mjeku pneumolog Arjan Mezini tha se rritja e rasteve me COVID në Shqipëri është më e madhe nga sa ai kishte parashikuar se do të ndodhte

E dëmtuar rëndë që nga tërmeti i 26 nëntorit, godina e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ish-drejtoria e Shëndetit Publik në Durrë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së 5 shqiptarëve që po hetohen në Ho

Shoqata e Transportit publik nis punën të hënën, pas kërcënimeve që kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri atyre se "nëse nuk nisin punën do i

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se Task- Forca anti-COVID do të vijojë intensifikimin e k

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 67 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stadiumi", i zhvilluar në kushte të larta sigurie nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bash

48 orë nga marrja e tamponëve të punonjësve të ISHSH Durrës dhe AKU Durrës, ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqip