“Fundjava dhe festa janë për t’u festuar, jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar në spital, apo më keq akoma”.

Është ky apeli që policia ka për të gjithë shoferët që tejkalojnë shepjtësinë në rrugë duke shkaktuar edhe aksidente.

Në një video të publikuar nga aksioni gjatë natës në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, policia bën me dije se ka pezulluar 16 leje drejtimi ndërsa janë marrë 14 masa  administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara.

NJOFTIMI I POLICISË

Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge.

16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim.

14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

KUJDES!

Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat e për sigurinë tuaj dhe te tjerëve.
Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore.

dhe ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.

# BashkeBejmeMeShume
# SiguriaRrugorePrioritet
# VleresoJetenMeShume