Task-Force e ngritur në Durrës, në përbërje të së cilës janë përfaqësues nga 6 institucione shtetërore (AKU, Drejtoria e Barnave, Hetimi Tatimor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtoria e Shëndetit Publik, Policia e Shtetit) ka bërë ditën e sotme një apel drejtuar bizneseve, pas ankesave të ngritura nga shumë qytetarë.

“Kërkojmë rigorozitet maksimal nga ana juaj si me pjesën e çmimeve ashtu edhe me abuzimeve. Edhe njëherë po ju bëjmë thirrje të gjithë operatorëve të biznesit, që duhet të ndalni abuzimet. Ne jemi këtu dhe do të jemi përherë këtu për t’u qëndruar pranë qytetarëve. Të gjithë së bashku do t’ia dalim!”,- tha drejtori i AKU Durrës, Manush Kullolli.

Gjatë ditës së diel, Task Force ushtroi kontrolle të shumta në supermarketet, dyqanet ushqimore, furrat e bukës, farmacitë etj, ku paralajmëroi penalitete administrative apo penale.