Amabasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim për të gjithë aplikantët e Lotarisë Amerikane që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në njoftim në Facebook shkruhet se, ata që kanë jetuar jashtë për më shumë se gjashtë muaj duhet të marrin me patjetër një vërtetim penal nga shteti ku kanë jetuar si pjesë e dokumentave të aplikimit.

"Jeni aplikant i Lotarisë? Nëse keni jetuar jashtë Shqipërisë më shumë se gjashtë muaj, ju duhet të merrni një vërtetim penal nga ai shtet si pjesë e aplikimit tuaj. #PyetAnen", njofton ambasada.