Arbana uron besimtarët muslimanë: Sakrifica ime dhe e familjes time shkoftë për rindërtimin e Shijakut dhe xhamisë së re

23/05/2020 - 22:01

Në ditën e Fitër Bajramit nuk ka munguar dhe urimi i kryetarit të Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.

Teksa poston në Facebook një video së bashku me fëmijët e tij, ai uron të gjithë besimtarët muslimanë Gëzuar Bajramin.

Postimi i plotë:

Të nderuar vëllezër e motra muslimanë!

Pas një muaji sakrifice, devotshmërie dhe agjërimi, BAJRAMI vjen si një ditë feste dhe reflektimi ndaj së mirës dhe lutjes për shëndet e begati.

GËZUAR BAJRAMIN të gjithë besimtarëve muslimanë.

Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira, por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Sakrifica e agjërimit për mua dhe për gjithë familjen time shkoftë në të mirë të qytetit të Shijakut, në këtë vit deçiziv për Rindërtimin e tij dhe lajmi më i mirë në këtë ditë të madhe vjen për rindërtimin e xhamise se re të qytetit tonë.

Nga familja jonë, për familjet tuaja ju urojmë që Zoti ju dhëntë mbarësi dhe mirësi të gjithëve.

Faleminderit!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar rastin e 62-vjeçarit që humbi jetën sot tek Infektivi.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirur 21 persona, duke e çuar në 1161 numr

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur studiuesi i njohur Agron Fico, një prej dijetarëve që ia kushtoi jetën trashëgimisë folklorike shq

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites së kësaj të marte moti do të paraqitet me kthjellime në vend.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri janë regjistruar mbrëmjen e sotme.

Vrasja me dy viktima në Mamurras mbrëmjen e së shtunës, rrezikon të prodhojë viktima të tjera.

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Pasditen e kësaj të hëne është firmosur nga qytetarët korçarë peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.