Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka falenderuar gjithë policët për angazhimin e tyre në luftën kundër koronavirusit.

Veliu thotë se uniformat blu kanë përmbushur detyrat madje kanë tejkaluar pritshmëritë e tij ndersa u kërkon të përballojnë këtë sfidë me shpirt grupi, përgjegjshmëri dhe detyrim ndaj atdheut.

VIDEOMESAZI I VELIUT

Të nderuar kolegë të Policisë së Shtetit

Në këtë periudhë të vështirë dhe krejtësisht të pazakontë të brezave tanë po ju drejtohem me këtë mesazh për t’ju shprehur publikisht falenderimet e mia për punën e mrekullueshme që po bëni si në përmbushjen e detyrave tuaja funksionale ashtu dhe në ndihmesën e dhënë ndaj qytetarëve të shtresave në nevojë,.

Zgjodha këtë mënyrë mesazhi pasi nuk kam mënyrë tjetër t’i drejtohem secilit personalisht. Për t’i shprehur mirënjohjen time gjithë organizatës së Policisë për sakrificat dhe përkushtimin e treguar këto ditë sa të trazuara po aq të rrezikshme për të gjithë ju, për të gjithë ne si qytetarë të këtij vendi.

Ndihem krenar që ju tregoni në këto ditë vendimtare ato vlera që përbëjnë esencën e Policisë së Shtetit, besueshmërinë, përgjegjshmërinë, shpirtin e grupit, kohezionin. Më vjen mirë që keni përmbushur e madje tejkaluar jo vetëm pritshmëritë e mia por ajo që është më e rëndësishmja keni marrë vlerësimin e qytetarët dhe kjo e ngre në një vend nderi emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit. Ne po përballemi sot qoftë si organizatë policiepor edhe si qytetarë me një rrezik të padukshëm qoftë edhe fatal për jetën e njerëzve gjë që tregon shkallën e vështirësisë që duhet të përballoni. Pavarësisht sfidave dhe rrezikut të përhershëm që keno përballë ju ja keni dalë të kryeni me përkushtim çdo detyrë të ngarkuar. Si për rendin dhe sigurinë ashtu dhe për përkrahjen e shtresave në nevojë. Si drejtor i Përgjithshëm ju kërkoj ta përballoni këtë sfidë me atë shpirt grupi që keni treguar me ndjenjën më të lartë të përgjegjshmërisë dhe me vetëdijen se po bëni një detyrim ndaj atdheut. Ndjej detyrimin njëherësh kam nderin t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithë sa keni bërë dhe për sa do bëni deri në mposhtjen e këtij rreziku që i kanoset gjithë njerëzimit.

Në mbyllje dua të shpreh një urim për gjithë ju dhe qytetarët që kjo pandemi të zhduket sa më parë në mënyrë që të kemi mundësi që t’i japim dorën njëri- tjetrit dhe t’i themi falemindërit për gjithë sa keni bër ëdhe vijon të bëni. E ngre ne një vlerë nderi Policinë se po përballemi me një armik të padukshëm. Si Drejtor i Përgjithshëm ju kërkoj të përballni këtë luftë me atë përgjegjësi.