Arjan Çani: Kur të ketë të vrarë për votën, Shqipëria do të shpëtojë

26/06/2019 - 22:04

Gazetari Arjan Çani mendon se shqiptarëve u është dhënë shumë lehtë dhe pa asnjë sakrifica e drejta e shenjtë e votës. Duke folur në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Çani theksoi se kur në Shqipëri të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë vendi do të ketë shpëtuar.

“Kur në këtë vend do të vijë dita që do të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë ky vend do të ketë shpëtuar. Kur them të vrarë flas për njerëz që ngrihen në protestë për të arritur këtë kauzë që është e drejtë. Ju mendoni që mund t’i fitoni këto të drejta dhe këto liri pa sakrifica?”, u shpreh Çani.

Arjan Çani u kujdes të sqarojë dhe të bëjë ndarjen midis krimive elektorale, ku në Shqipëri ka patur edhe të vrarë, dhe revolucioneve që bëhen dhe nevojiten për të siguruar të drejtën e votës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një trup njeriu u gjet në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit dhe sipas medieve holandeze, i takon një shqiptari 43 vjeç.

Moti ditën e hënë do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta deri në orët e vona të pasdites.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abontentët se më 22 dhe 23 korrik në disa zona të kryeqytetit do të ket

Njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike të qarku

Shqiptari Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë raportohet të jetë vrarë në Holandë.

OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare për hapat e ndërmarrë për ndalimin e duhanpirjes dhe mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produk

Ashtu si në mandatin e parë, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e këndeve të lojërave për fëmijët.

Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bradasheshi”, sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shum