Projekt-restaurimi i kishës së "Shën Luçisë" në Durrës, i është besuar arktitektit të njohur të qytetit, Indrit Hamiti.

Lajmin e ka dhënë vetë Hamiti teksa ka publikuar në Facebook një foto nga ceremonia e 150 vjetorit të Kushtimit të kësaj kishe.

"Një falenderim i veçantë për Dom Gjergjin që me objektivin për ti dhënë kishës vendin që i takon në qytet, u bë pjesë e një procesi tëë gjatë kërkimi dhe interpretimi," shkruan ndër të tjera arkitekti Hamiti.

STATUSI I PLOTË

Sot ne ceremonine e Kushtimit te kishes se Shen Lucise me rastin e 150 vjetorit te saj. Ndjehem i privilegjuar qe mu besua, projektim-restaurimi i kesaj kishe. Nje falenderim i vecante per Dom Gjergjin qe me objektivin per ti dhene kishes vendin qe i takon ne qytet, u be pjese e nje procesi te gjate kerkimi dhe interpretimi. Uroj besimtaret katolike per tempullin e tyre dhe qytetaret e Durresit per monumentin e rifituar!