Një nga arkitektët më të njohur në Kosovë, Astrit Nixha thotë se asnjërit prej qytetarëve kosovarë nuk e ka këshilluar që të blejë një apartament në Durrës.

Në emisionin “Opinion” ai tha se ato ndërtime nuk kanë patur as kushtet më minimale për të qenë të sigurta.

Blendi Fevziu: Si e shikoni situatën në Durrës?

Astrit Nixha: Katastrofë! Kur dikush nuk do të na dëgjoj kur flasim si profesionit, edhe kur opinioni zgjohet prej gjumi kur ndodh. Asnjë nga ndërtimet që kam parë nuk i ka plotësuar kushtet. Nuk jam futur në ndërtim dhe në kualitetin e ndërtimit, janë frenu në pjesën e arkitekturës. Nuk mund të ketë një ndërtesë 5 katëshe, një rrugë 5 metra dhe më pas prapë një ndërtesë 5 katëshe.

I pyetur për përgjegjësit, ai tha: Përgjegjësia është në shumë nivele, unë me sa e kontrollova pak legjislaturën në ligj eksitojnë të gjitha masat, por…

“Një send i vogël që askush nuk e mendon, për shembull në një vend që futen më shumë se 15 veta dera duhet të hapet për jashtë”, theksoi më tej ai.