Arrestime për tërmetin në Tiranë/ 38 urdhër arreste për ish-kryetarë komunash, ndërtues, kolaudues e drejtues teknik

15/01/2020 - 08:27

Prokurorët firmosën 38 urdhra ndalimi këtë të martë në kuadër të hetimeve për dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë. Policia e kryeqytetit dhe ajo e shtetit kane ekzekutuar 27 urdher arresti, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës. Një grup i përbërë prej tre prokurorësh dhe shumë oficerë të policisë gjyqësore, kanë vënë nën hetim ish-drejtues të komunave në Tiranë, ndërtues, kolaudues, drejtues teknik, inxhinierë dhe arkitektë të dyshuar për shpërdorimin e detyrës.

Burimet i thanë Top Channel se nuk është shkaktar vetëm tërmeti për dëmtimin e dhjetëra ndërtesave në Tiranë, por edhe cilësia e dobët e këtyre objekteve.

Sikurse thotë prokuroria e Tiranës në rrugë jo zyrtare, gjatë hetimit janë evidentuar ndërhyrje të padrejta në strukturën e disa objekteve të shkatërruara nga tërmeti.

Prokuroria ka bashkuar në një të vetme dosjet për sa i takon objekteve të shkatërruara dhe të shpallura të pabanueshme në Tiranë në zonat e Farkës, komunës së Kasharit, Bashkisë Vorë, zonës së Kombinatit dhe Liqeni i Thatë.

Ndërkohë që sikurse thuhet në rrugë jo zyrtare, prokuroria ka bashkëpunuar me krimin ekonomiko-financiar me policinë e Tiranës dhe ka evidentuar si shkelje duke dyshuar se të ndaluarit, por edhe ata që po kërkohen ende, kanë shpërdoruar detyrën sipas nenit 248 të kodit penal.

Dhe për këtë vepër kanë përfunduar në Drejtorine e Policisë së kryeqytetit edhe ish-kryetarët e komunave, Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia e Faik Vejzo.

Prokuroria thotë se nga aktet e ekspertimeve konstatohen probleme në zbatimin e muraturës, kompanitë zbatuese nuk kanë respektuar kushtet teknike të zbatimit gjatë ndërtimeve.

Në dosjet objekt hetimi mungojnë projektet, gjithashtu nuk gjenden studimet sizmologjike, nuk administrohet oponenca teknike. Po ashtu në dosje mungojnë dokumentacionet për të caktuar mbikqyrësin e punimeve, mangësi në aktet e kolaudimit apo edhe akti i marrjes në dorëzim të sheshit të ndërtimit.

Burimet i thanë Top Channel se janë sekuestruar dokumente në komunat dhe dosjeve u mungojnë shume prej tyre, arsye që ka çuar në arrestimin e ish kryetarëve që dyshohen për shpërdorim detyre apo falsifikim.

Prokuroria ka ende nën hetim objekte në Dajt, Kamëz dhe në njësinë 12, si dhe ka nën hetim persona për të cilët pritet të ketë sërish fletë arreste.

Pritet që së shpejti të ketë zhvillime të reja edhe nga një prokurori tjetër sikurse është prokuroria e Krujës, që veç disa ndërtuesve dhe kolauduesve po heton dhe sa i takon shkatërrimit të një shkolle në Krujë. Kjo shkollë menjëherë sapo ishte rikonstruktuar, u shkatërrua nga tërmeti pavarësisht se ishte konsideruar e sigurtë dhe brenda parametrave teknik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është shtyrë për në muajin shkurt publikimi i një metodologjie të re të Komisionit Evropian, e cila ka për qëllim të ndryshojë mënyrën e

Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme.

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për herë të parë si kryediplomate në vendin tonë.

OSBE-ja ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2019, i cili tregonte se vendi ynë ka humbur 7 pozicion

Gazetari Artan Hoxha dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, pasditen e sotme kanë shkuar në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me

Gazetari Artan Hoxha, i cili bëri publike videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme, në orën 17.57. Epiqendra ka qenë në rrethin e Korçës.

Ditën e sotme, mediat raportuan se Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Krimi

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla do të paraqitet sot pranë SPAK, pasi është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët të cilët k