Arrestimet për tërmetin, gjykata do të japë vendimin paraditen e së shtunës

17/01/2020 - 19:19

Nesër në orën 10.00, Gjykata e Tiranës do të japë masat e sigurisë për 31 personat e ndaluar për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prokuroria e kryeqytetit i ka kërkuar gjykatës që 13 nga të ndaluarit të lihen në “arrest me burg”. Dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi 42 urdhër-ndalime, për zyrtarë e ish-zyrtarë, që cilësohen fajtorë për dëmet nga tërmeti.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg edhe për dy ish-kryetarët e komunave Kashar dhe Farkë, Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku.

Gjykatësja Vjollca Spahiu vendosi të shtyjë çështjen, pasi avokatët kanë pretenduar se disa klientë të tyre kanë probleme shëndetësore apo kanë të tjera arsye. Avokatët kanë thënë se duan që klientët e tyre të hetohen në gjendje të lirë.

TË NDALUAR:

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar

3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë

4. Anila Harxhi, arkitekte

5. Merita Kushi

6. Bukurije Halili

7. Asqeri Xhanari

8. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)

9. Gerti Çalliku

10. Jani Ikonomi

11. Qirjako Gjergo

12. Sherbet Shehi

13. Naim Shehi

14. Ermir Çina

15. Adhurim Qehajaj

16. Gëzim Shkalla

17. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)

18. Xhevahir Doda

19. Reis Muça

20. Hekri Disha

21. Agim Eski

22. Faik Fejzo

23. Zhaneta Tagani

24. Muhamed Felahi

25. Ndoc Pepkola

26. Hekri Disho

27. Fejzo Dyrmishi (ndërtues)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i pedagogut dhe botuesit të njohur, Henri Çili, i cili akuzohet për mashtrim, pastrim parash

Rikthehen reshjet në pjesën më të madhe të vendit, duke bërë që deri në mesditë i gjithë vendi të jetë me reshje shiu dhe reshje dëbore n

Një ditë pasi babai i saj vrau nënën dhe ndërsa ka varrosur të ëmën, vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni ka postuar një mesazh shumë të ndj

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga koronavirusi, drejtori i kadastrës E

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkues

Bashkia e Durrësit ka shpallur dy vende të lira pune.  Për të dy vendet vakante ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dok

Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multime

Janë përzgjedhur 4 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Miratohet lista e tretë me 1588 emra të rinj që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në Durrës.