Dhoma e Tregtisë Lezhë ka reaguar pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë, të kryetarit Pashk Palokaj.

Në reagim, Dhoma e Tregtisë thotë se ngjarja e ndodhur më 16 qershor 2019 ku humbi jetën një punëtor gjatë punës, nuk i përket përgjegjësisë ligjore të ndërtuesit por të nënkontraktorit.

REAGIMI I PLOTË

Dhoma e Tregtise Lezhe shpreh indiniaten me te thelle per menyren si po abuzohet me sipermarresit e ndershem.

Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje.

Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji.

Ku po shkojme o Shteti i se drejtes qe cdo dite e me shume nuk je i tille

U rrezuan pallatet si te ishin keshtjella prej rere ne Durres dhe kush e pesoi???(disa fatkeq)

Kjo eshte reformation ne drejtesi.

Doni ti largoni dhe ato pak biznese te ndershme nga Shqiperia????

Vazhdoni e bejeni.!

Dite te lumtura na presim!

Kuzhdo qe e ndjen qe duhet te solidarizohet le ta beje.

Ambasada Amerikane

Delegacioni i Bashkimit Europian

Shoqatat e biznesit

Reagoni sa nuk eshte teper po teper vone.