Arrestimi i Henri Çilit/ Zëri i Amerikës: U përfshi nga vëllai i bashkëjetueses, çfarë i ofroi Ajdini babait të vëllezërve Aliko

28/02/2020 - 14:17

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babait të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave. Sipas dosjes hetimore, Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit europian të Tiranës.

Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Vetë Çili duket se është përfshirë në hetime, si pasojë e vëllait të bashkëjetueses së tij, duke qenë se procedimi penal i rregjistruar nga Prokuroria e Përmetit kishte nisur pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Dhe pjesa më e madhe e 28 të arrestarve nga ky operacion janë të akuzuar pikërisht për “prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike”. VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënë Veziko nga Vlora la Spitalin Infektiv, së bashku me tre anëtarët e saj të familjes, pasi fituan luftën me koronavirusin.

Sot grupi i këngëtarëve që i janë bashkuar "Koncertit në karantinë" ishte në hapësirën mes pallateve në rrugën “Taulantia”.

Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama vendosi masën drastike për të bllokuar totalisht kufirin duke mos lejuar askënd që të hyjë në sht

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pak minuta më parë përmes një statusi në Facebook për deklaratën e ish-drejtorit të Agjencisë

Shtohet numri i viktimave nga COVID-19, duke arritur në 21 persona.

Veliera superluksoze 88 metra e gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur z

Shijaku deri më tani ka qenë jashtë hartës së bashkive të Shqipërisë që kanë regjistruar raste personash të prekur nga koronavirusi.