Shtatë punonjës të ZRPP-së Kavajë janë shoqëruar në polici.

Burime zyrtare bënë me dije se policia ka shoqëruar shtetasit:

Behxhed Pjeci, Ilir Kaja, Dritan Kazazi, Andi Gjecim, Dashamir Cullhai, Nezir Lecini si dhe Aida Kollçaku.

Këta zyrtarë me pozicion regjistrues pronash dhe hartograf, akuzohen për abuzime me regjistrimin e pronave, pasi ata dyshohen se kanë tjetërsuar prona publike kundrejt parave. Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia.