Arrestohen dy amerikanë, erdhën në Tiranë për të prodhuar drogë sintetike (VIDEO)

26/09/2018 - 14:43

Dy shtetas amerikanë janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar të autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me DEA-n amerikane.

Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç dhe Arber Isaku, 29 vjeç, të dy të lindur dhe banues në New York, akuzohen për prodhim dhe shitje të drogave sintetike, të cilën e prodhonin në një laborator të ngritur në kryeqytet dhe më pas e shisnin në darkweb.

Ata u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e policisë dhe u arrestuan në pikën kufitare të Morinës teksa po tentonin të largoheshin nga Shqipëria.

Deklarata e policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë ndërkombëtar i koduar "Sintetiku" në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane.Operacioni nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane

Arrestohen 2 shtetas amerikanë, të cilët strehoheshin në Shqipëri

Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar "Sintetiku", ku u arrestuan 2 shtetas amerikane:

- V. C 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA;

- A.I 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope" kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’.

Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Operacion dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar, gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka zbuluar se një nga të ftuarat në stu

Një studente është shprehur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se është shkëputur nga shkolla për shkak të kushteve të rënda eko

E ftuar në emisionin “Opinion”, një lektore e UAMD-së doli haptazi në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe ndërsa nënvizoi faktin se

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka publikuar një raportim në lidhje me protestën e studentëve në Shqipëri

Pasi qëndruan për disa orë para Ministrisë së Arsimit ku nuk morën përgjigje për 8 kërkesat e tyre, një grup studentësh u stacionuan para

Pas skandalit të publikuar nga emisioni ‘Të paekspozuarit’ në ‘News24’ në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka përshëndetur krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas zgjedhjes së anëtarëve, duke e

Në Shqipëri janë shtuar pyetjet rreth firmës së regjistruar në Delaware të SHBA, Dunwell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokument

“Kemi të gjitha arsyet të protestojmë”. Me këto fjalë i janë drejtuar shumë qytetarë durrsakë që ishin dalë të protestonin kryem

Rreth dy orë ka zgjatur komunikimi mes studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë së bashku kanë rënë dakord për përs