Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës gjatë orëve të fundit kanë ndaluar tre shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në zbatim të planit për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore gjatë 24 orëve të fundit kanë ndaluar 3 shtetas për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

K.B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës r ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale " Kontrabandë me mallra të tjerë".

P.D., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhrin  e ndalimit për veprën penale "Dhunë në familje ".

A.S.,  37 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën "Arrest me burg" për veprën penale " Kultivimi i bimëve narkotike"e kryer në bashkëpunim.

Edhe në ditët në vijim në mënyrë të pandërprerë Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës do vijojnë punën për kapjen e personave që cënojnë rendin dhe sigurinë publike me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.