Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në portin e Durrësit, ku një kamion përplasi një motorçiketë. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur drejtuesi i motorçikletës dhe bashkëshortja e tij.

Policia ka mundur të identifikojë dhe të vërë në pranga sot drejtuesin e kamionit.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• E. Biba 33 vjeç, banues në Elbasan.

Në lagjen Nr.4, Durrës, në Port, duke drejtuar mjetin kamion tip Iveco dhe me trailer është përplasur me motorçikletën tip SUZUKI me drejtues mjeti shtetasin P. B. 47 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motorrit dhe bashkëshortja e tij, shtetësia A. B. 42 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës   jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.