Arrestohet ish-deputeti socialist, Arben Ndoka

21/10/2018 - 19:12

Pas ish-drejtorit të Burgjeve dhe ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili u arrestua të dielën për korrupsion pasiv, një tjetër ish-deputet i Partisë Socialiste është arrestuar nga policia.

Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, është arrestuar në lidhje me akuzat për tjetërsim pronash në Lezhë.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas atentatit që u regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos, drejtori i Përgj

Gazetari i njohur Adi Krasta ka nisur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij të ri profesional, tanimë jo në Tiranë, por në Prishtinë. Ai do t

Mbrëmjen e sotme u luajt derbi mes Partizanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me fitoren e bardhëvebluve, me rezultatin 1-2.

Heronjtë e fshehur të pas-fatkeqësisë natyrore, kështu i cilëson Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FNZH) 3 nga inxhinierët, pjesë e ekipit të

Në Universitetin e Mjekësisë nuk do të zhvillohet mësim përgjatë muajit dhjetor.

OSHEE nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se cilat zona do të kenë ndërprerje energjie më 14 dhe 16 dhjetor.

Një ditë pas regjistrimit të dosjes së Lulzim Bashës në gjykatë është hedhur shorti për përcaktimin e gjyqtarit që do ta shqyrtojë.

Marsida Qatja, gruaja që fitoi vëmendjen e publikut pas vrasjes së Dritan Haxhollit që ndodhi në apartamentin e saj, është bërë sërish ak

Ndërtimet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit janë duke u shembur dhe një prej tyre ishte edhe një nga konviktet në zonën e Univer

“Bëni durim, sepse grupet e inspektimit do të shkojnë në çdo banesë e pallat, bonusi i qerave do të lëvrohet nga fillimi i janarit!"