Me kërkesë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit ka arrestuar këtë të diel ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko.

Dyshohet se Çuko është i përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Me datë 3 shtator, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çukon, duke emëruar në vend të tij Stefan Çipën.

Çuko ishte emëruar në postin e Drejtorit të Burgjeve në verën e vitit 2017, ndërsa më parë ka shërbyer si deputet nga radhët e Partisë Socialiste për dy legjislatura.