Arrestohet në Shqipëri luftëtari rus i ISIS-it, erdhi si emigrant i paligjshëm (VIDEO)

12/07/2019 - 09:19

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas rus, luftëtar i ISIS-it, i kërkuar për terrorizëm, që ishte fshehur në Shqipëri. Në pranga ka rënë shtetasi R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi, me qëllime ekstradimit drejt vendit të tij.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin: R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi.

Policia informon se ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër - arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Në qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. 

Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një incident ndodhi me një vajzë sot në plazhin e Durrësit, e cila pasi kishte humbur ndjenjat, ishte rrëzuar në tokë duke u përplasur me

-Fjala në varrimin e kësaj gruaje fisnike dhe me karakter të jashtëzakonshëm

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte sot në terren, në kuadër të zbatimit të masave të Planit Operacional në luftën ku

Mëngjesin e sotëm, si çdo ditë, në portin e Durrësit kanë mbërritur dy tragetet e linjës Bari-Durrës.

Teksa drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola po fliste për menaxhimin e trafikut dhe masat e shtuara nga policia rrugore gjatë sezonit t

Jo vetëm “Bulevardi blu”, rruga “New York”, “Berlusconi”, “George Bush”, “Donald Trump”, “Manhatan”, “Sali Berisha”, “Berlin” etj, Bashki

37-vjeçarja Azbije Kuka, e cila humbi jetën ditën e premte, pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj Ardiani, do të shoqërohet sot në

Ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin një ditë më parë ka nisur menjëherë pasi kryefamiljari Ardian Kuka (në foton poshtë) ishte kthyer në

Një anije shqiptare është bllokuar në portin e Ravenës, në Itali.