Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

ARRSH: Shtyhet për nesër nisja e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës

07/04/2021 - 11:27

Aautoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se nisja e punimeve për shtresat asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës është shtyrë për nesër.

Sipas njoftimit, punimet do të kryhen në segmentin Qafë Kashar- Ura e Dajlanit dhe edhe vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

ARRSH thotë se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për mjetet dhe qarkullimi do të realizohet në një korsi gjatë periudhës kohore të punimeve, por mund të përdoren edhe rrugët dytësore.

POSTIMI I PLOTË

Punime për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën “TIRANË–DURRËS, SEGMENTI QAFË KASHAR–URA E DAJLANIT”.

Në vijim të njoftimit të mëparëshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.

Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë peridhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, vendi do të mbetet me vranësira të shpeshta këtë të martë, ku do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në pjesën më të

“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Ne jemi familje demokratësh që prej fillimit.

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë

Aktori i njohur Guljem Radoja, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në spital.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 100 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 5 per

Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja ka reaguar pas sulmit në xhami, ku mbetën të plagosur pesë persona.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që personat që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të ven

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur sot për situatën epidemiologjike në vend, ku u shpreh se incidenca është me tendencë në zbritje.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në lëvizje pas publikimit të të dhënave personale të 910 mijë p