Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku sot ka mbërritur në Durrës dhe ka zhvilluar një takim me prokurorët e Prokurorisë së rrethit, si dhe ka marrë pjesë në analizën vjetore.

"DurrësLajm" mëson se Marku gjatë analizës ka kërkuar nga prokurorët e Durrësit hetim të thellë për pasuritë e ngritura mbi bazën e aktivitetit kriminal si dhe sekuestrimin e tyre.

"Prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të veprës penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive. Kjo me qëllim jo vetëm ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por edhe sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të krijuara prej tyre," raporton "DurrësLajm".