Arta Marku në analizën vjetore të Krimeve të Rënda

14/02/2018 - 17:23

   Kryeprokurorja Arta Marku ka qenë ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është bërë analiza vjetore.

Gjatë fjalës së saj, Marku ka kërkuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda që hetojnë dosjet që ndodhen në këtë institucion.

“Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndjekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizata, apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh Marku.

Po ashtu, kryeprokurorja u ka bërë thirrje prokurorëve që të përshpejtojnë hetimet, por sipas saj pavarësia e tyre të mbetet e pacënuar.

“Kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”, deklaroi ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore.

Për dy ditë ( sot dhe nesër, e mërkurë dhe e enjte) në disa zona në Durrës dhe Shijak do të stakohet energjia elektrike.

Komisioneri Europian për Negocimet Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn të martën shprehu mbështetjen për të drejtën e pro

Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të opozitës në listën e Korçës, ka denoncuar tre p

Vrasja e Jurgen Kurtit ka dyshime se është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë “Mercedes-Benz”.

“Shën Ndou iu ndihmoftë!”. Kjo është përshëndetja që i bëjnë njëri-tjetrit pelegrinët që i drejtohen kishës së Shën Ndout, në Laç.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e dhunshme ditën e shtunë në datë 16 mars para pa

Ministri fton studentët të orientohen për punësim sezonal në Portin e Durrësit, të aplikojnë në Policinë e Shtetit, dhe për praktika prof

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjitshme, Arta Marku bëri një analizë vjetore të kriminalitetit në Vlorë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualish