17/06/2019 - 12:19
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku nuk ka marrë pjesë sot në Kuvend për analizën vjetore edhe pse ka qenë e para në rendin e ditës.
Njoftimi për mos pjesëmarrjen e Markut në seancë është bërë me anë të një letre drejtuar Kuvendi ku ndër të tjera thuhej: "Sot ndodhem në pamundësi të marr pjesë në raportim. Arsyet janë shëndetësore".
Marku ishte parashikuar që të bënte publike analizën vjetore të organit të akuzës të drejtuar prej saj. Ndërkohë kujtojmë se nga ana tjetër KLP pritet të organizojë edhe mbledhjen për të shqyrtuar dokumentet e kushteve ligjore që janë dorëzuar nga 4 kandidatët për Prokurorinë e Përgjithshme.
/portali DurresLajm/