Arta Vorpsi  ka bërë betimin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, jo tek Presidenti i Republikës, por tek noterja.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte atë si anëtare të Kushtetueses me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja.

"Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.", mësohet të jetë shprehur Vorpsi me dorën mbi Kushtetutë.

Mësohet se pasi u betua te noterja, Arta Vorpsi nuk ka humbur kohë por i është drejtuar menjëherë Gjykatës Kushtetuese.