Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se sapo ka kaluar Covid-19.

Gazetari ka bërë një postim të gjatë në Facebook, ku ka rrëfyer të gjithë eksperiencën e tij me virusin që po mundon të gjithë globin.

Në postim, Hoxha shprehet se kur prekesh nga virusi gjendesh në një shkretëtirë dhe se as propaganda e pushtetit nuk të mbron.

Postimi i plotë i gazetarit Hoxha:

Thefsh qafën Covid-19….

Pas dy javësh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e përballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë që rëndom po cilësohet, si virusi i shekullit.

Ishte një përvojë aspak mbresëlënëse….

përkundrazi, sfilitëse dhe e lodhshme…

Vetëm kur krijuesi të bën një “xhiro” nga “honet e qoftëlargut”, e kupton vlerën e vërtetë të jetës, të bashkëshortes, të familjes, të fëmijëve, të prindërve, të miqve dhe shokëve, gjithkujt që të ndodhet pranë..

Papritmas, gjendesh në një shkretëtirë të frikshme, mes teje dhe krijuesit.

Aty të vetmit ëngwjej mbrojtës, për dreq nuk janë propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e ditës, që të fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…

Aty nuk vlejnë mjekët e cirkut politik, “heronjtë” e Whatsapp- it, “mjekët biznesmenë”, që na i servir regjia e shëmtuar e propagandës qeverisëse, apo që i dëgjojmë tek na mjegullojnë më keq çdo natë nga studiot vezulluese të ekraneve kombëtare…

Më duhej ta provoja vetë, se heronjtë e vërtetë me bluza të bardha, ata të heshturit, që bëjnë detyrën e tyre në këto ditë të trazuara, që shpëtojnë jetë njerëzish dhe mbjellin shpresë, pikërisht aty ku duket se oksigjeni është zhdukur…jane krejt të tjerë…

Falenderimi dhe mirënjohja në keto raste, për heronj të tillë të heshtur, është shume pak.

Dua ta nis mirenjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Genti Huti, nje shkodran, qe për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e perkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.

Në fund, nje falenderim të veçante, miqve të vertete, qe në dite të tilla, vlejne me shume se nje thesar.

Në saj të tyre, pata mundesine të marre nje trajtim cilesor mjekesor, në Spitalin Amerikan 3, jo vetem me i miri në vend, por ndoshta dhe në Ballkan.

Dhe në fund nje keshille.

Miq, të njohur, bashkekombas!

Eshte në zgjedhjen tuaj të lire te besoni ose jo, ta neverisni propaganden e shemtuar te pushtetit dhe panikun e pakenaqesise të opozites në betejen e saj për pushtet.

Une u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot.

Beni kujdes, ruhuni per shendetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer.

Covid19 nuk eshte nje loje, eshte nje e keqe shume e kushtueshme për shqiptaret e vene perfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpreses.

Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte…

Ju lutem, kujdesuni për vete dhe të tjerewt, që të mos bëheni për spital.

Për fat të keq, nga aty e tutje, jemi vetëm statistika në buletin ditor të bilancit të covid19…