Artan Lame shërohet nga COVID: Sot dola nga karantina. Dy fjalë për punonjësit e Kadastrës

27/10/2020 - 12:03

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame është shëruar nga koronavirusi,  pasi u infektua pak ditë më parë. Lajmin e ka shpërndarë vetë Lame, i cili shkruan se sot ka dalë nga karantina. Megjithatë ai nuk i ka harruar kolegët dhe vartësit e tij, gjithashtu të infektuar duke u bërë thirrje që të tregojnë forcë duke i shtuar edhe disa fjali për ta, që sipas tij nuk marrin vëmendjen e askujt pasi nuk janë drejtorë.

“LLOGORJA JONË! Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!. Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre”, shkruan Lame.

POSTIMI I PLOTË: 

LLOGORJA JONË! Unë sot dola nga karantina e kovidit. Kur unë u diagnostikova me këtë punë, shkruan gazetat. “Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës me kovid!”, “Lame zë shtratin me kovid!” Ndoshta normale kjo, se helbete, goxha direktor!. Por bashkë me mua, ato ditë ishin në shtrat edhe 24 punonjës të tjerë të Kadastrës. Për ta nuk shkroi njeri, veç të afërmve të tyre. Sot që unë u ktheva në zyrë, janë në shtrat 36 punonjës dhe çdo ditë bien të tjerë. As për ta nuk shkruan njeri, se janë njerëz të zakonshëm, specialistë kokëulur. Më lejoni të shkruaj unë dy fjalë për ta. Kjo është luftë. Secili prej nëpunësve të shtetit shqiptar ka vendin e tij në llogoren e gjatë të kësaj Lufte. Me gjithë këta “të rënë” në krye të detyrës, Kadastra vijon të punojë normalisht. Janë kolegët e tavolinës ngjitur, që vijojnë punën e kolegut që ka zënë shtratin. Dhe shërbimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, as për qytetarët, as për institucionet, as për procesin e rindërtimit, as për legalizimet, duke pritur secili në postin e tij që … t’i vijë radha e … krevatit. Ej çuna dhe goca, ju që ende jeni në detyrë “Punë të mbarë!”; dhe ju që kini zënë shtratin “Shërim të shpejtë!” dhe sa më pak dhimbje!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Greqi mesditën e sotme dhe është ndjerë në jug të vendit tonë.

Partitë Popullore Evropiane, kanë qenë të parat që kanë uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 19-vjeçarin Jehon Breçani, i cili aksidentoi një 24-vjeçare pak ditë më p

Tregtarët ambulantë kanë protestuar sërish këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit për lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre në zonën

Pas protestës së maturantëve Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi.

Një operacion i rrallë është kryer të dielën që lamë pas në Qendrën Spitale Universitare Nënë Tereza.

Gjatë raportit në Kuvend, kryeprokurori Olsian Çela është pyetur nga deputeti Adriatik Alimadhi lidhur me dosjet e pezulluara, duke përme

Nga Greqia janë nisur 20 mijë vaksina AstraZeneca kundër COVID-19, dhuratë nga shteti grek e paraljmëruar më herët.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar sot në parlament për gjendjen e kriminalitetit në vitin 2020, duke sjellë shifra nga ka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me proçedimin pasuror nr.10