Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare kineasti Muharrem Fejzo. Fejzo ishte i infektuar prej disa ditësh me COVID19 dhe komplikacionet me virusin i janë rënduar në orët e fundit të jetës. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo, në një postim në rrjetet sociale. Joe shkruan:  “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”…

Fejzo e nisi karrierën artistike pas përfundimit të studimeve në Liceun Artistik. Ai fillimisht punoi si skenograf në operetat “Rusalka” dhe “Nusja e shitur”. Fejzo ka realizuar bustin e “Zonjës Çure”, ndërsa si regjisor, ai ka realizuar filmat “Mësonjetorja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur” apo  “Mëngjese të reja”.

Me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Naim Frashëri”, sot artit shqiptar iu larguar një tjetër emër i madh.