Artistët kallëzim në SPAK për shembjen e Teatrit, Budina: Do vijojmë betejën, s’kemi nevojë për një parti!

29/05/2020 - 11:35

Regjisori dhe aktori Edmond Budina foli për gazetaren e "News24" Klodiana Lala, pas dorëzimit të kallëzimit penal në SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Budina tha se qëndresa qytetare do të vijojë, pasi sipas tij, edhe pse teatri është shembur fizikisht, ai ka mbetur në zemrat e të gjithë artistëve dhe qytetarëve.

"Ne kemi ndërtuar një sistem qytetar, kjo është një frymë. Ne nuk duam as të kemi një parti, as një kryesi, ne jemi një grup qytetarësh. Edhe pse teatri është shpehur fizikisht, ai nuk është shembur, pasi ka mbetur në zemrat e të gjithëve. Ne kërkojmë të mos na zhduket kultura, në interes të dy vetave që mbushin xhepat. Partitë politike duhet t’i thërrasin mendjes, se ata janë në shërbim të popullit", tha Budina ndërsa u shpreh se lidhur me protestën e paralajmëruar nga artistët nuk ka ende një datë të caktuar.

"Nuk kemi caktuar datë. Do jetë një manifestim gjithëpërfshirës, ku mund të bashkohet kush të dojë. Ne do të tregojmë që ne jemi dhe zëri i qytetarit duhet të dëgjohet."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d