Pedagogu i Universitetit të Arteve dhe skulptori i njohur, Arben Bajo humb betejën me Covid-19.

Lajmin e trishtë e ka dhënë miku i tij, Arbër Kadia përmes një postimi në Facebook.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Kadia.

53-vjeçari Bajo prej ditësh ishte duke luftuar me koronavirusin por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.