Artistja durrsake Keti Bashhysa ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit socialist dhe ndërtuesit Hazir Gashi, disa nga pallateve e të cilit të ndërtuara në Durrës, janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Artistja ka shpërthyer në statusin e saj në rrjete sociale ku ka postuar një foto të saj pranë pallatit ku banon e ku duken qartë shkatërrimet në pallat si dhe një video që dokumenton dëmtimet në banesë.

"Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç'të bëj, kompania ime ka falimentuar!
Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton,që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!!
Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir!
Amá ,ne,mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo!
I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica."
– shkruan artistja Bashhysa.