Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Në ditën e 70-të protestës, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

“Unaza e Bashkuar ka për të fituar. Sot është dita e 70 që ne protestojmë dhe ne nuk ndalemi nga asnjë lloj gjëje, se ky është një projekt korruptiv që ka tentuar të vjedhë 18 milion euro. I them Arta Markut në vend që të më çojë mua letra, të vërë para drejtësisë këta persona. Unë nuk kam vjedhur 18 milion euro.

Ka ardhur policia në shtëpi, më ka dhunuar nënën dhe mua”, tha një nga protestuesit.