Më 23 gusht 2019, atashetë ushtarakë gjerman, nënkolonel Hans Peter Vamsler (Wamsler), i cili plotësoi qëndrimin në Shqipëri dhe nënkolonel Dirk Veber (Weber), i sapoemëruar në detyrën e atasheut ushtarak në Shqipëri, vizituan komandën e Forcës Detare në Plepa të Durrësit.

Ata u pritën në një takim nga zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i rangut I Artur Meçollari. U diskutuan çështje të bashkëpunimit midis dy flotave luftarake në fushën e arsimimit të detarëve, vizitave portuale, bashkëpunimit dypalësh në operacionin “Sea Guardian”, zhvillimit të stërvitjeve të përbashkëta, njoftuan Plepat.

Th.M.