Pas atentatit që u regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është nisur me urgjencë në Elbasan.

Veliu po zhvillon një takim me drejtuesit e policisë së këtij qarku, për t’u informuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Kujtojmë se në atentat mbeti i vrarë Andi Zylyfi, djali i një punonjësi të sigurisë në burgun e Peqinit dhe u plagos shoku i tij Ardit Uruçi. Ky i fundit pasi mori mjekim në spitalin e Elbasanit, u transportua me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.