Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sekuestrohen kamerat e sigurisë, ku duken 3 makinat

07/11/2019 - 21:31

Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të njohur të botës së krimit. Në sitën e Prokurorisë për Krime të Rënda, janë duke kaluar disa prona që dyshohet se i ka përvetësuar familja Muharremi.

ABC News zbulon detaje të reja nga hetimet për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja, pasditen e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë dy makinat nga të cilat është qëlluar, si dhe automjetit me të cilin udhëtonin prokurori Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit.

Po sipas grupit hetimor, nga hetimet e deritanishme ka dalë se njëri nga kallshanikovët ishte bllokuar në momentin e atentatit. ABC News mëson gjithashtu se ne makinën Mercedes Benz është gjetur një tjetër gjurmë gishti qe nuk i përket Redjan Rrajes, kushëririt të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të dashurën e Rrajës, me inicialet Kejvina K., për të mësuar më tepër se ku ndodhej 35-vjeçari në momentin e atentatit.

Gjithashtu prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, pistë kryesore kanë përplasjen e grupeve kriminale në Durrës për të zotëruar pronat në Gjirin e Lazit. Burime kanë bërë me dije për ABC News se prokurorët kanë në duar disa nga dosjet e proceseve gjyqësore për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar, të cilat kanë pasur në thelb të tyre emra të njohur të botës së krimit të organizuar.

Në sitën e grupit të hetimit të Krimeve të Rënda, janë duke kaluar edhe disa prona që dyshohet se familja Muharremi i ka përvetësuar. Kryesisht janë prona shtetërore, por që rezultojnë të regjistruara në emrin e tyre. Gjithashtu po hetohen nga Krimet e Renda dosja për pronat e Palë Selcukut i cili pasi fitoi betejën gjyqësore me Bashkinë e Durrësit, ia shiti më pas pronën e tij prej 45 hektarësh “Rrumit”. Interesat e Selcukut janë mbrojtur në gjykatë nga bashkëshortja e prokurorit Arjan Ndoj.

Ndërkohë përsa i përket makinës së autorëve të atentati Mercedez Benz  ngjyre gri me targë AA 342 LM, autorët nuk kanë mundur ta djegin pasi gjatë atentatit ndaj prokurorit Ndoj dhe dy miqve të tij ata kanë vëne re se një makinë tjetër po i ndiqte nga pas.

Ky dyshim ka bërë autorët që ta braktisin makinën tip Benz në fshatin Shkafan të ishimit dhe të largohen. Organi i akuzës ka të arrestuarin e parë, Rredjan Rrajën, si të dyshuarin kryesor që qëlloi mbi automjetin e prokurorit duke plagosur 3 persona. Burimet thonë se Rraja është lokalizuar nga antenat e kompanive celulare shumë pranë zonës ku ka ndodhur atentati, të Premten e 1 Nëntorit. /ABC News

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë sot me një deklaratë ku në fokus është reforma në drejtësi.

Meteorologia Adjola Bani, në një lidhje direkte me  edicionin e lajmeve në Ora News ka treguar si do jenë temperaturat gjatë kësaj jave d

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normativ, propozon që të nisin gjyqet në vend me rregullat e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Administrata do të punojë në distancë, çka do të thotë se përgjatë gjithë kohës së pandemisë një pjesë e punonjësve nuk do të shkojnë në

Luan Daci ankimoi vendimin për pezullim nga detyra në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Urbanisti Ardian Muka, përmes një statusi në rrjete sociale, ka reaguar ndaj prokurimit publik të publikuar së fundmi, në lidhje me shtes

Mesdita e sotme dhe pasditja do të karakterizohen me vranësira duke gjeneruar herë pas here rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi